Lionel Messi ka shënuar golin hapës në ndeshjen Argjentinë-Austri, të vlefshme për grupe në Kupën e Botës.
Messi shënoi një super-gol në minutën e 38′ në një “penallti në lëvizje”, duke shkuar në total në kuotën e 17 golave.
Me këtë shifër, Messi kalon edhe Miroslav Klosen duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori në kompeticionin e Kupës së Botës.
Goli i tij erdhi pas huqjes së penalltisë në minutën e tetë.
Argjentina po fiton me rezultat 1-0 kundër Austrisë.
