Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vdes në QKUK fëmija që ishte vetaksidentuar ditë më parë me trotinet elektrik

Një fëmijë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që i njëjti ishte duke u trajtuar që nga 8 qershori, kur ishte vetaksidentuar me trotinet elektrik.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, fëmija më 8 qershor kishte marrë lëndime të rënda pasi që ishte rrëzuar nga trotineti elektrik dhe që nga ajo kohë ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Raporti i plotë i Policisë:

RASTET TJERA – NGJARJET:

VET AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Pajazit Nushi, Gjilan 08.06.2026 – 13:10. Me 20.06.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar-fëmijë, i cili ishte i lënduar rëndë pasi ishte rrëzuar nga trotineti elektrik, sot kishte ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve.