Ushtria izraelite s’e ka ndërmend të tërhiqet nga Libani. Kështu së paku ka thënë ministri i mbrojtjes të Izraelit, pasi u njoftua një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollahut.
Israel Katz deklaroi se nuk ka “asnjë kufizim” për ushtarët që “operojnë në Liban”, raporton CNN.
“Forcat tona mbeten të vendosura në zonën e sigurisë përgjatë Vijës së Verdhë në Liban dhe veprojnë prej andej kundër terroristëve dhe infrastrukturës terroriste.Armëpushimi i njoftuar dje e lë IDF-në në të gjitha pozicionet e saj brenda zonës së sigurisë që mbron komunitetet e Izraelit verior”, tha ai.
Përderisa të dielën, delegacionet nga SHBA-ja, Irani dhe Pakistani janë sot në Zvicër për bisedime, me një seancë urgjente mbi Libanin si tema e parë që do të trajtohet.
