Botë Lajme

Tensione të reja: Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka shkaktuar një valë të re tensioni diplomatik dhe ushtarak, duke deklaruar se ka pezulluar sërish qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit dhe duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen e përkohshme me Shtetet e Bashkuara.

Sipas Komandës së Përbashkët Ushtarake iraniane, vendimi është marrë në përgjigje të sulmeve izraelite dhe, siç thuhet, “mungesës së mirëbesimit” nga ana e SHBA-së, të cilat Teherani i akuzon për mosrespektim të angazhimeve dhe dështim për t’i dhënë fund konfliktit.

Në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror, autoritetet paralajmëruan se, nëse vazhdon “agresioni”, Irani mund të ndërmarrë hapa të tjerë të mëtejshëm, transmeton lajmi.net.

Vetëm pak minuta më pas, media shtetërore raportoi se ekipi negociator iranian është nisur drejt Zvicrës, duke rikthyer në rend dite kanalet diplomatike, ndonëse ky udhëtim fillimisht ishte planifikuar për të premten, por ishte shtyrë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagahei, la të kuptohet se zhvillime të rëndësishme janë të pamundura derisa Teherani të bindet se Shtetet e Bashkuara po respektojnë marrëveshjen e arritur.