NEW YORK – Parada Shqiptare, një nga aktivitetet më të mëdha të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, do të zhvillohet në New York duke mbledhur mijëra shqiptarë dhe mbështetës të komunitetit.

Ngjarja është kthyer në një traditë të përvitshme ku shqiptarët festojnë kulturën, historinë, traditat dhe identitetin kombëtar në zemër të New York-ut.

Me flamuj kuqezi, muzikë dhe valle tradicionale, parada shërben si një urë lidhëse mes brezave të diasporës dhe vendit të origjinës.

Shfleto galerinë për të parë të gjithë fotot që sjell për Dritare.net Light Studio Agency nga Nju Jorku./L.F-dritare.net
