Nëntë persona mbeten në gjendje kritike pas një aksidenti treni të premten pranë Bedfordit, rreth 100 kilometra në veri të Londrës, në të cilin shoferi i njërit prej trenave u vra.
Dy trena pasagjerësh me destinacion Londrën u përplasën rreth orës 17:15 sipas orës të premten. Shoferi i njërit prej trenave vdiq në vendngjarje.
Duke dhënë një përditësim mbi të plagosurit në aksident, tw shtunën, Shefja e Policisë Britanike të Transportit, Lucy D’Orsi, tha se më shumë se 80 persona kishin marrë trajtim spitalor të premten në mbrëmje, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Deri në mëngjes, 28 persona mbeten në spital dhe nëntë janë në gjendje kritike”, tha ajo.
Hetuesit po punojnw për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi aksidentin, shtoi D’Orsi.
Kryeministri Keir Starmer e përshkroi atë si një “incident shkatërrues” në një postim në X.
Pallati Buckingham i Mbretit Charles gjithashtu lëshoi një deklaratë, duke thënë: “Madhëria e Tij është shumë e trishtuar nga aksidenti hekurudhor në Bedford mbrëmjen e djeshme dhe po mbahet i informuar rregullisht për zhvillimet.
