Kosovë Lajme Politikë

Kurti refuzon të deklarohet për gazin amerikan: Jam me nxitim…

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) organizoi konferencën “She Rises 2026”, kushtuar grave në biznes.

Në ngjarje morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Pratipati.

Pas konferencës, të dy refuzuan të komentojnë lidhur me projektin e gazit. Kurti tha se ishte në nxitim për një aktivitet tjetër, ndërsa Pratipati nuk pranoi të deklarohej.

Gjatë fjalimeve, ata theksuan rëndësinë e fuqizimit të grave dhe mbështetjes më të madhe institucionale për gratë ndërmarrëse.