Lajme Sport

50 mijë tifozë skocezë ‘çmendin’ Bostonin, pinë rekord birrash dhe marrin zemrat e banorëve

Për më shumë se një javë, “Tartan Army”, siç njihen tifozët e kombëtares së Skocisë, jo vetëm që kanë konsumuar sasi rekord birre në Boston, por kanë fituar edhe simpatinë e qytetit dhe banorëve të tij.


Siç raportohet, vlerësohet se rreth 50 mijë tifozë skocezë kanë vizituar Bostonin gjatë periudhës së ndeshjeve të Skocisë në fazën e grupeve.

Kombëtarja skoceze do të përballet më vonë sot me Marokun në këtë qytet, ndërsa pas ndeshjes pritet që shumica e tifozëve të udhëtojnë drejt Floridës.

Shumë banorë vendas shprehen se do t’u vijë keq kur tifozët skocezë të largohen.

Gjatë qëndrimit të tyre, video të panumërta të atmosferës së krijuar nga “Tartan Army” janë bërë virale në rrjetet sociale.

Nga këngët dhe vallet në stadiumin historik të bejsbollit Fenway Park deri te interpretimet në lagjet e qytetit, tifozët skocezë kanë tërhequr vëmendjen.

Devon Savage, përfaqësuese e kompanisë së birrës Boston Beer Company, e cila zotëron lokalin Samuel Adams Taproom, tha se tifozët skocezë i kishin “pirë rezervat deri në fund”.

“Nga e enjtja deri të dielën, ‘Tartan Army’ konsumoi katër herë më shumë Boston Lager sesa konsumojmë zakonisht gjatë një periudhe katërditore festive si 4 Korriku,” tha ajo, transmeton Klankosova.tv

Ajo shtoi se kompania u detyrua të organizonte një “dërgesë emergjente” të shtunën në mëngjes, sic raporton BBC.

Edhe shumë bare të tjera lokale raportuan shitje rekord, duke tejkaluar madje edhe ngjarje të mëdha si Super Boël dhe Saint Patrick’s Day.

Ndërkohë, Sean Hemenway, 28 vjeç, pronar i një dyqani klasik fanellash futbolli në Boston, tha se fanellat e Skocisë po shiten me ritme të jashtëzakonshme.