Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 50 aksidente trafiku, prej të cilave 28 me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë të njëjtës periudhë janë shqiptuar gjithsej 2,064 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po ashtu, policia ka njoftuar se 17 persona janë arrestuar, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Katër persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Autoritetet policore vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në vend.
