Kosovë Lajme Politikë

Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin

Lutfi Haziri nga LDK ka thënë që ata janë të gatshëm të diskutojnë me Albin Kurtin për mundësitë e bashkëpunimit.

“Ne e dimë që në politikë është rregull, ose duhesh me marrë pjesë në proces, ose me shkaktu proces. Dhe nuk ka mes. Nëse z. Kurti nuk e zbardh agjendën, nuk i zbardh hapat, edhe nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim, atëherë, ne jemi afru për bashkëpunim edhe më tutje, por kjo nuk na përjashton nga mundësia e shkaktimit të proceseve politike, sepse ne e kemi pranu rezultatin”, tha Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.

Sidoqoftë, Haziri e sheh me plot mëdyshje qasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë aspekt.

“Unë besoj që është e padrejtë, në krejt këtë gatishmëri, që Kurti nga sot me fillu me demonstru vullnetin për zgjedhjet e katërta mrena këtij viti”.