Kosovë Lajme

Banorit i ndërpritet uji pas borxhit afro 3 mijë euro, KRU: Tregoni se uji nuk funksionon me “seen”

Në Rrugën “Hetem Selmani” në Milevc, një banori i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm pas akumulimit të një borxhi të konsiderueshëm ndaj ujësjellësit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KRU Prishtina, borxhi i papaguar ka arritur në 2,770 euro, çka ka çuar në ndërprerjen e shërbimit dhe largimin nga rrjeti i ujësjellësit.

KRU Prishtina kanë theksuar se furnizimi me ujë rikthehet vetëm pas shlyerjes së obligimeve financiare, duke bërë thirrje për pagesë të rregullt të faturave nga konsumatorët.

“Kush e njeh pronarin, le t’i tregojë se uji nuk funksionon me “seen”, as me premtime, por me pagesa”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e KRU “Prishtina”.

Ndërprerja vjen si pjesë e masave ndaj mospagesës së detyrimeve të akumuluara ndër vite.

Postimi i plotë:

POSTIMI