Kosovë Lajme Politikë

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt mban mbledhjen me dyer të mbyllura

Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave e fëmijëve, ka nisur punimet e mbledhjes së radhës.

Megjithatë, menjëherë pas miratimit të rendit të ditës, komisioni ka marrë vendim që dyert të mbyllen për media.