Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet një veturë e dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes, ndërsa qytetarët kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë një personi të lënduar.

