Kosovë Lajme Politikë

Kush janë kandidatët me më së shumti dhe më së paku vota nga diaspora deri më tani

Numërimi i votave të diasporës ka hyrë në pjesën e fundit të procesit. Nga 223 kuti, tashmë janë procesuar 143 prej tyre apo 64.13%.

Vetëvendosje ka dalë e para, Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta, Partia Demokratike e Kosovës në vend të tretë dhe Aleanca e katërta.

Kandidatët më të votuar të secilës parti janë ata që kanë qenë në krye të listave,

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca – VV,

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku – LDK,

Bedri Hamza dhe Përparim Gruda – PDK,

Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini – Aleanca.

Ndërsa emrat që janë në fund, si më pak të votuarit nga mërgata janë:

Jeton Mehmeti dhe Skender Thaqi – VV,

Valon Prestreshi dhe Kimete Kuka Hasallari – LDK,

Shaqir Hetemi dhe Fehmi Bekteshi – PDK,

Argjenta Berbatovvci dhe Abdylnaser Sefa – Aleanca./Periskopi/