Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë. Deri më tani, në platformën zyrtare janë procesuar 3.51 të vendvotimeve.
Sipas rezultateve deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka 403 vota, apo 69.24 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18.39 për qind apo 107 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8.59 për qind ose 50 vota.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka 19 vota, ose 3.26 për qind.

