Lajme Sport

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

Shifrat zyrtare aktualisht tregojnë se vetëm 29 nga 104 ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të kenë stadiume të mbushura plot.

Por, FIFA ka mbrojtur vendimet e saj. Ka thënë se tifozët dëshirojnë të qëndrojnë në këmbë dhe jo ulur.

Shumë ulëse nga pamjet televizive janë shfaqur të zbrazëta në ndeshjen ndërmjet Koresë së Jugut dhe Çekisë.

FIFA tha se në stadiumin “Zapopan” të Meksikës ishin 44 mijë e 985 shikues, ndërsa kapaciteti i stadiumit është 45 mijë e 664. Sipas këtyre shifrave, 98.5 për qind e stadiumit ishte e mbushur me tifozë. Por, kjo nuk dukej reale nga pamjet televizive.

“Shifrat zyrtare reflektojnë numrin e biletave të skanuara dhe jo nga pamjet vizuale që jepen gjatë ndeshjeve”, ka bërë ditur FIFA.