Nil Zariqi, 6 muajsh po vuan nga një sëmundje e veshkave dhe aktualisht ndodhet në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin e Prishtinës.
Familjarët e Nilit kanë kërkuar ndihmë, pasi kostoja për trajtimin arrin rreth 85 ijë euro në Turqi.
“Prandaj, me zemër të thyer, kërkojmë ndihmën e çdo njeriu me vullnet të mirë. Çdo kontribut, sado i vogël, përfaqëson një shpresë më shumë për shërimin e Nilit”, thuhet në njoftimin e familjarëve
Postimi i plotë:
Të dashur miq dhe njerëz vullnetmirë,
Vogëlushi ynë 6 muajsh
, Nil Zariqi, po përballet me një sëmundje të rëndë te veshkave dhe aktualisht ndodhet në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin e Prishtinës. Mjekët na kanë bërë të ditur se trajtimi i tij duhet të vazhdojë urgjentisht jashtë vendit.
Pas kontakteve me një spital në Turqi, kemi marrë përgjigjen se kostoja e trajtimit arrin në rreth 85,000 euro, një shumë e papërballueshme për familjen tonë.
Prandaj, me zemër të thyer, kërkojmë ndihmën e çdo njeriu me vullnet të mirë. Çdo kontribut, sado i vogël, përfaqëson një shpresë më shumë për shërimin e Nilit.
Të dhënat për donacion:
Përfituesi: Gazmend Zariqi
Nr llogarisë bankare: 1501070001101412
Swift Code: RBKOXKPR
Iban: XK051501070001101412
Raiffaisen Bank Kosovë
Kontakt: +383 44 277 633
Zoti ju shpërbleftë për çdo ndihmë, lutje dhe mbështetje që i jepni djalit tonë. Faleminderit nga zemra për solidaritetin dhe humanizmin tuaj.
