Kandidati i PDK’së për deputet, Elmi Reçica, ka bërë të ditur se ka ushtruar padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshiti, i njohur si “Vudi”, duke e akuzuar për kërcënime dhe shpifje, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në Facebook, Reçica tha se veprimi ligjor është ndërmarrë për shkak të kërcënimeve ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe për shkak të asaj që ai i cilëson shpifje të vazhdueshme publike.
Postimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Sot kam ushtruar padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshitit (“Vudi”) për shkak të kërcënimeve ndaj meje dhe familjes sime, si dhe për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike.
Kam besim të plotë se drejtësia do ta thotë fjalën e saj dhe se këta shpifës e kërcënues do ta marrin dënimin e merituar.”
Reçica theksoi se pret që organet e drejtësisë të trajtojnë rastin dhe të japin epilogun ligjor lidhur me akuzat e ngritura.


