Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë vota më shumë se disa ministra të Albin Kurtit, bazuar në rezultatet e deritanishme.
Aktualisht, Mulla Osmani është renditur i 15-ti me 4 mijë e 940 vota, ndërsa janë numëruar mbi 20% të votave në nivel vendi.
Pas tij kanë mbetur ministrat si Saranda Bogujevci, Artane Rizvanolli, Fitore Pacolli, Armend Muja, Dimal Basha, e të tjerë.

