Ermal Sadiku, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, pritet të jetë ndër dhjetë kandidatët më të votuar të kësaj partie.
Aktualisht, bazuar në votat e numëruara dhe të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Sadiku renditet në pozitën e 12-të me 4 mijë e 292 vota.
Megjithatë, pritjet janë që ai të ngjitet më lart në listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së pas numërimit të votave nga Prishtina. Deri më tani, në kryeqytet janë numëruar vetëm 21.18 për qind e votave.

