Sot në orën 17:00 do të bëhet varrimi i të ndjerit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën pas një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
“Ju njoftojmë që varrimi i të ndjerit, Fatjon Bunjaku do të bëhet më datën 8 qershor nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë – Vushtrri”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.
22-vjeçari ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.
