A ka vija të kuqe LDK për ndonjë parti?
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku në konferencë për media u pyet nga gazetarët nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti politike për koalicion të mundshëm paszgjedhor.
“Sic e kemi thënë në fushatë, vazhdon të qëndrojë edhe për tutje. Jemi të interesuar t’i japim stabilitet vendit, institucione të qëndrueshme dhe vijën e vetme të kuqe e kemi pasë për Listën Serbe. Për partitë shqiptare ne kemi ofruar kompromis. Gjëja e parë që do bëjmë është zgjidhja e cështjes së presidentit. LDK e ka kandidaten e saj dhe kjo do jetë pikënisja e diskutimeve të ardhshme”, deklaroi Abdixhiku.
