Kosovë Lajme Politikë

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë ssot shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi do të nisë të shtunën, më 6 qershor, në orën 07:30, në ambientet e QNR-së, raporton IndeksOnline.

Materiali që do të shpërndahet përfshin fletëvotimet dhe pajisjet e tjera të nevojshme për zhvillimin e procesit zgjedhor, në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjitha procedurat do të zhvillohen sipas planifikimeve operative, me qëllim të garantimit të një procesi të rregullt dhe efikas zgjedhor.

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen të dielën, më 7 qershor.