Kosovë Lajme Politikë

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se vazhdimisht u është përgjigjur ngadalë kërkesave amerikane.

Ai madje e quajti vazhdimësi të një shablloni që e ka ndjekur partia sa ishte në pushtet.

“Kur disa çështje kyçe janë paraqitur, Vetëvendosja lëvizte ngadalë për t’iu përgjigjur gjërave që ishin identifikuar nga zyrtarët e ShBA-së ose të BE-së si prioritare”, ka thënë Hovenier në Rubikon të Klan Kosovës.

“Flasim për projektin e bashkëpunimit për gaz, për disa gjëra që ishin gjatë kohës sime, për sa i përket koordinimit më të mirë policor dhe ushtarak me ushtrinë dhe NATO-n, po ashtu ngadalësinë e Vetëvendosjes për t’iu përgjigjur ftesës së Trumpit për Bordin e Paqes”.

Sipas Hovenierit, VV-ja e kishte bërë një gjë të tillë edhe në rastet kur mund të tregonte menjëherë solidaritet apo të jepte përgjigje.

“Kishte momente me ç’rast Qeveria do të mund të tregonte menjëherë përgjigje dhe solidaritet me kërkesat e ShBA-së ose momente kur Qeveria mundohej të çlirojë ose të lëvizte më ngadalë”.

“Dhe ky ka qenë shabllon në disa prej këtyre çështjeve të ndjeshme që nga Qeveria e parë e Kurtit.”