Nga nesër, transporti publik do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone, thuhet në njoftimin e komunës.
“Ky zgjerim i Linjës 15 mundëson lidhje më të mirë të fshatrave të Gollakut me Prishtinën dhe lehtëson qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.
Destinacionet:
• Prapashticë
• Qafa e Prapashticës
• Gllogovicë
• Hajkobillë
Pikënisja:
Stacioni te Xhamia e Llapit”, thuhet në njoftim
“Ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit zyrtar të NPK “Trafiku Urban””, përfundon njoftimi.
