Katër persona kanë humbur jetën sot pasi një aeroplan i vogël u rrëzua pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.
“Sipas informacionit që është aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën “, tha policia, teksa nuk janë dhënë detaje të tjera.
Sipas raportimeve nga mediat kroate, operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë dy persona të tjerë, transmeton albinfo.ch.
Agjencia zyrtare e lajmeve HINA raportoi se ishte një aeroplan gjerman që u nis nga Austria.
