Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, “duket se po shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin”, megjithëse Ajatollahu nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës së SHBA-së kundër Iranit.
I pyetur nga New York Post për gjendjen e Ajatollahut, Trump u përgjigj:
“Nuk po dëgjoj se është në gjendje të mirë”.
“Nëse u beson raportimeve, ai, e dini, i mungojnë shumë pjesë të ndryshme [të trupit]” tha presidenti.
Sipas raportimeve, Khamenei është plagosur rëndë gjatë valës së parë të sulmeve amerikane kundër Iranit, sulme në të cilat u vra edhe babai i tij, Ali Khamenei.
I pyetur se kush po merr vendimet në Iran, Trump u përgjigj:
“Ata thonë se ai po jep miratimin, sepse kështu ka qenë për një kohë shumë të gjatë. Babai i tij dhe pastaj ai; besoj se është një lloj trashëgimie. Por duket se po shkojmë mjaft mirë me njëri-tjetrin.”
Trump shtoi se do të dëshironte të takohej me Ajatollahun në të ardhmen.
