Kosovë Lajme Politikë

Hamza nga Hani i Elezit: Koha për ndryshim në gjithë Kosovën

Koha për ndryshim në gjithë Kosovën Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Hanit të Elezit, qytet që e ka quajtur si portë jugore të shtetit.

Hamza ka thënë se nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Ai ka thënë se qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë. “Kur hyni në Kosovë nga jugu, porta e parë e hapur për ju është Hani i Elezit. Një qytet që na lidh me Ballkanin dhe Evropën, simbol i një Kosove mikpritëse. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit për mbështetjen, Hani i Elezit! #PDK125 “, ka shkruar Hamza.

VIDEO