Kosovë Lajme Politikë

Bedri Hamza fton qytetarët në tubimin përmbyllës tek sheshi “Skënderbeu” të shtunën: Vendi i bashkimit tonë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, iu ka bërë ftesë qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Hamza ka thënë se të shtunën nga ora 20:00, sheshi “Skenderbeu” do të jetë, siç u shpreh ai, vendi i bashkimit tonë.

“Qytetarë të dashur, Të shtunën në ora 20:00, sheshi “Skënderbeu” është vendi i bashkimit tonë. Ejani të gjithë! Bashkë e përmbyllim fushatën. Bashkë e ndryshojmë Kosovën. Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, ka thënë ai.

POSTIMI