Lajme Shqipëri

SPAK miraton lejen, Ilir Meta do të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

Policia e Burgjeve ka nxjerrë nga qelia Ilir Metën këtë të martë dhe do ta shoqërojë drejt fshatit Çepan të Skraparit, ku ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë do t’i japë lamtumirën e fundit të atit, Rexhep Meta.

Meta la qelinë e tij në burgun 313 në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Babai i ish-presidentit u nda nga jeta ditën e djeshme, më 1 qershor. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë familjare për ish-kreun e shtetit, avokati i tij kërkoi leje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që klienti i tij të lërë përkohësisht qelinë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Pas kërkesës së avokatit, leja është miratuar.

Ish-presidenti Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, i akuzuar për tre vepra penale: fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion