Kosovë Lajme

Avokati i Popullit reagon për keqperdorimin e vajzës së mitur nga Albin Kurti në tubimin e Vetëvendosjes

Avokati i Popullit, Naim Qela ka reaguar ndaj keqperdorimit të vajzës së mitur në tubimin e Vetëvendosjes në Vushtrri. Sipas tij ky është model i papërshtatëshëm dhe se fëmijët nuk duhet të përdoren nëpër tubime politike.

“Konsideroj që duhet secili, secila parti politike dhe secili lider me pasë kujdes në ekspozimin e fëmijëve nëpër fushata politike. Në shikim të parë nga ajo që kemi mujt me pa është model jo i përshtatshëm i fëmijëve në tubime politike”