Na ndajnë edhe 12 ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026.
Meksika, SHBA-ja dhe Kanada do të jenë nikoqiret e 104 ndeshjeve që do na përcjellin gjatë muajve të verës.
Kohët e fundit është bërë lajm i bujshëm, ftesa e Neymarit nga Ancelotti për Botëror e cila nga shumë shihet si një “last dance” për të.
Dilema të shumta kishte rreth numrit të tij, ku ishte raportuar se do të merrte numrin 13, ndryshe nga 10-shja që jemi mësuar ta shohim.
Por kjo doli të mos jetë e vërtetë, pasi që Neymar do të vazhdojë të mbajë numrin e tij ikonik, e cila u konfirmua nga vetë Federata Braziliane e Futbollit (CBF).
