Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka reaguar lidhur me rastin ku një djal i dëshmorit është gjobitur nga zyrtarët policorë.
Reagimi i Gucatit vjen pasi që Kosovar Azemi, djali i dëshmorit Nijazi Azemi, tha se është gjobitur nga policia për shkak të mbajtjes së simbolit të UÇK-së në targa të automjetit.
Për këtë, Gucati ka thënë se nuk ka gjobë që fshinë historinë e UÇK-së.
“Është e pabesueshme dhe e tmerrshme se deri ku ka arritur urretja ndaj UÇK-së…Po i thirreni “ligjit” për të ndëshkuar krenarinë, ndërsa harroni se po ashtu, falë gjakut të babait të atij djalit dhe shokëve të tij, sot ju keni shtet, keni uniformë, keni ligje dhe keni targa për të vendosur! Nuk ka gjobë që fshinë historinë, dhe asnjë paragraf ligjor nuk mund ta zbehë shkëlqimin e asaj kurore që na dha lirinë.”, ka shkruar Gucati.
Ai ka thënë se nëse ato tri shkronja i pengojnë dikujt në targa makinash, sipas tij, ato janë të gdhendura në themelet e çdo institucioni.
“Ka gjëra që nuk rregullohen me gjoba e me burokraci sepse UÇK nuk është thjesht një emër, është identiteti ynë!”, ka shkruar Gucati
Reagimi i plotë:
