Kosovë Kronikë Policore Lajme

Dorëzohet në polici Arblind Pireva, i dyshuari për vrasjen e ‘Radullës’

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për vrasjen që tronditi mbrëmë Prishtinën.

Bëhet fjalë për A.P., i cili ishte në kërkim nga policia lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur në kryeqytet. Pas procedurave policore, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Nga Policia kanë bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë.