Lajme Maqedoni Shqipëri

“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, pjesë e protestës edhe studentët nga Kosova

Para pak çasteve, ka filluar në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët vazhdojnë të kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, grumbullimi i studentëve shqiptarë nisi në sheshin “Skënderbej”, për ta vazhduar marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Krahas të rinjve nga Shqipëria, pjesë e marshimit u bënë edhe studentë nga Kosova, duke e kthyer protestën në një mesazh të përbashkët për mbrojtjen e të drejtës së gjuhës shqipe në arsim.

Mes pankartave dhe thirrjeve “Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, protestuesit kërkuan që provimi i Jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.