Kosovë Lajme

Kapet në Aeroportin e Prishtinës i dyshuari për fajde dhe bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale “fajde” dhe “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ndërlidhet me një ngjarje të regjistruar më 17 maj 2026 në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.

I dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar më 24 maj 2026 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pas intervistimit nga autoritetet kompetente, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.