Lajme Politikë

“Kur Kuvendi hesht, flet Mergim Lushtaku”, kandidati i PDK-së që po fiton besimin e gjithë Kosovës!

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjësi, guxim dhe përfaqësim të denjë në Kuvendin e Kosovës, emri i Mergimit po shihet si një nga figurat më të zëshme dhe më të respektuara brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidat me numrin 16 në listën e PDK-së, Mergim Lushtaku vjen nga një familje me histori, sakrificë dhe vlera të dëshmuara për Kosovën, para luftës, gjatë luftës dhe në ndërtimin e shtetit pas saj. Një trashëgimi që, sipas shumë qytetarëve, ai po e përfaqëson me dinjitet edhe në jetën institucionale dhe politike.

I njohur për kulturën e komunikimit, maturinë në qëndrime dhe guximin për t’u përballur me padrejtësitë, Lushtaku ka qenë ndër deputetët që nuk ka heshtur përballë mosrealizimit të premtimeve apo vendimeve që prekin qytetarët. Në Kuvend, ai është dalluar si një zë kritik dhe i drejtpërdrejtë, duke mos u tërhequr nga debatet e forta politike kur bëhet fjalë për interesin publik.

Përkrahësit e tij thonë se Mergim Lushtaku nuk përfaqëson vetëm Drenicën, por një frymë të re përfaqësimi që po merr mbështetje në gjithë Kosovën. Sipas tyre, ai është shembulli i një politikani që ruan edukatën në komunikim, por nuk heq dorë nga qëndrimet e tij.

Me numrin 16 në PDK, Mergim Lushtaku po hyn në këtë garë me mbështetje të madhe qytetare dhe me imazhin e një politikani që flet pak, por vepron fort.