FIFA ka përgatitur një surprizë të veçantë për fituesin e Botërorit 2026. Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, lojtarët e skuadrës kampione do të marrin një unazë ekskluzive kampioni, një traditë shumë e njohur në sportin amerikan.
Kjo unazë luksoze është një homazh ndaj kulturës sportive të Shteteve të Bashkuara, ku unazat e kampionit janë një simbol i madh suksesi në NBA, NFL, NHL dhe në kampionatin e bejsbollit MLB.
Çmimi i një unaze për publikun pritet të jetë rreth 112 mijë funte.
Unazat do të jenë të personalizuara sipas ekipit fitues, me dizajn që përfshin trofeun e Kupës së Botës dhe elemente të veçanta të kampionit.
Ky “trofe” pritet të përcaktohet sonte, në ndeshjen Spanjë-Argjentinë, që do të luhet nga ora 21:00.
