Kosovë Kronikë Policore Lajme

Burri që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri ishte punëtor, thotë policia

Personi që ra sot nga kati i një objekti në ndërtim e sipër kishte qenë punëtor, konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai fillimisht ishte dërguar në gjendje të rëndë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, por nuk arriti t’i mbijetonte lëndimeve që mori.

“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha Prekazi pak më herët për gazetën.

Gjithashtu, ai tha se njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.