Një incident ajror raportohet të ketë ndodhur në një bazë ajrore në Idaho të SHBA-së.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se dy avionë ushtarakë janë
përplasur gjatë një shfaqjeje ajrore, ç’ka ka çuar edhe në mbylljen përkohësisht të bazës.
Katër anëtarët e ekuipazhit të të dy avionëve kanë arritur të hidhen me parashuta gjatë përplasjes dhe fatmirësisht kanë shpëtuar.
Autoritetet njoftuan se pasi ka ndodhur incidenti ajror, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet janë në vazhdim.
