Trump godet fort: Tarifë tronditëse 104% mbi mallrat kineze!

 

 

Tarifat e reja të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve, përfshirë ato 104% për mallrat kineze, kanë hyrë në fuqi, duke intensifikuar luftën tregtare globale.

Ky raund i tarifave “reciproke” vjen pas vendosjes së taksave ndëshkuese nga Trump, të cilat kanë tronditur një rend tregtar global që ka ekzistuar për dekada. Kjo ka ngjallur frikën e një recesioni të mundshëm dhe ka shkaktuar një rënie të mprehtë të stoqeve në mbarë botën, raporton The Guardian.

Presidenti Trump ka dyfishuar tarifat për importet kineze, që ishin vendosur në 54% javën e kaluar, si kundërpërgjigje ndaj tarifave të shpallura nga Pekini.

Kina është shprehur se do të “luftojë deri në fund” për të mbrojtur interesat e saj, duke e parë këtë si një shantazh ekonomik. Ndërkohë, Trump ka dërguar mesazhe të përziera për investitorët, duke i përshkruar tarifat si “të përhershme”, por duke u mburrur gjithashtu se ato po shtyjnë liderët globalë të kërkojnë bisedime.

Ai theksoi se shumë shtete janë në kërkim të marrëveshjeve me SHBA-në, ndërsa ka shprehur pritshmërinë që edhe Kina do të pranojë një marrëveshje në të ardhmen.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…