Hekuran Murati i Vetëvendosjes është shprehur optimist se Kosova po ngritet ekonomikisht.
Kjo pas raportit të FMN-së ku Kosova del e dyta më e varfra në kontinentin evropian.
Kjo për Muratin, shihet ndryshe. “Jemi ngritur,” tha ai, “kemi kaluar një shtet.”
“Kosova ka qenë e fundit, kur ne e kemi marrë qeverisjen. Dhe tash kemi ngritje më lartë. Nëse shihet vitet e kaluara deri më 2019, diferenca ne vendet e tjera ka shku tu u rrit, vendet tjera kanë shku tu i ik Kosovës. Ne e kemi ngushtuar diferencën, por edhe e kemi kaluar një shtet, Moldavinë. Presim t’i kalojmë edhe shtetet e tjera,” tha ai.
