Një ditë pas përleshjes së raportuar mes zyrtarëve të PDK-së dhe përfaqësuesit të LVV-së në Skenderaj, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas intervistimit dhe lirimit në procedurë të rregullt nga Policia të babait të tij, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku tha se ngjarja tregoi se si duhet të respektohet shteti dhe institucionet.
“Babë, ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti. Ata që provokuan për t’u viktimizuar, mbetën duarthatë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ai.
