Kosovë Lajme

“Kosovarët në prillin e këtij viti i kanë blerë gjërat 7,5 % më shtrenjtë krahasuar me vitin e kaluar”

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit në muajin prill 2026 ishte mesatarisht 7,5 % më e lartë krahasuar me muajin prill 2025. Ndërkohë, inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026.

Kontribuuesit kryesor në ketë rritje janë transporti, strehimi, rryma, gazi dhe lëndët djegëse

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.