Kosovë Lajme

Dëshmitarja e mbrojtjes përfundon dëshminë: Cilësia e incizimeve ishte pjesërisht e padeshifrueshme në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helena Fraser ka përfunduar dëshminë e saj pranë Dhomave të Specializuara të Kosovë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerët në rastin “kundër administrimi të drejtësisë“.

Në këtë rast gjyqësor përveç ish-presidentit, Thaçi janë të akuzuar edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Gjatë rimarrjes në pyetje të dëshmitares nga mbrojtja e Thaçit, ekspertja Fraser deklaroi se cilësia e incizimeve në audio ishte e padeshifrueshme në një pjesë të konsiderueshme.

“Cilësia e incizimit në audio ishte e padeshifrueshme në një pjesë të konsiderueshme dhe gjithashtu thekson edhe rëndësinë e burimit apo informacionit kontekstual të jashtë për të ndihmuar për zbardhjen. Duhet të jemi të sigurt se informacioni kontekstual i jashtëm të jetë i besueshëm dhe që analistët të jenë të pavarur sepse e dimë se çdo karakteristik ç’orientuese e informacionit kontekstual me gjasa mund të ketë ndikim mbi transkriptimin në mënyrë të tillë që është shumë më e vështirë të korrigjohen gabimet më tej”, deklaroi ajo.

Ekspertja nga Australia, Helen Fraser dëshminë e saj si dëshmitare e mbrojtjes e ka nisur dje.

Në këtë rast gjyqësor , nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.