Kosovë Lajme Politikë

“Frikacakë që na e shajnë varret, përçarës që prejnë në besë aleatët e lirisë”, Osmani shfryhet kundër VV në tubimin e LDK-së

Kandidatja për Presidente, nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është shfryrë, ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të tyre Albin Kurti, në “tubumin e bashkimit” të LDK-së, duke i quajtur disa herë, mbase dhjetëra herë, frikacakë. Ajo pati fjalët më të rënda e më përçmuese ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo Republikë është më e madhe se cdo mandat… Sot para Kosovës janë dy rrugë, rruga e izolimit, e krizës së përhershme, e propagandës që na i shanë edhe njerëzit në varrë, e patriotizmit të rrejshëm që bërtet shumë në shtëpi por hesht dhe ka frikë para armiqëve. Pra në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje cdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë, rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eleminimin e cdo njërit që republikën e vendos para cdo interesi partiak e ideologjik. Rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje e ja refuzuan popullit 51 përqind, vetëm e vetëm për të eleminuar një president që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, e shtetit serioz, aleancave të forta, respektit ndërkombëtar, rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë por as nuk vetëizolohet… e unë sot bashkë me ju kam zgjedhur këtë rrugë”, u shpreh Osmani në Tubimin e Bashkimi.

Tutje ajo bëri dallimin, sipas saj, për atë se çka reprezenton lista e LDK-së, e çka ajo e Vetëvendosjes.

“Ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën”, tha Osmani.

“Siç i keni pa, ka nga ata që nuk i dojnë afër aleatët që e mbrojnë Kosovën”, vazhdoi Osmani në fjalimin e saj në Tubimi i Bashkimit.

“Ka nga ata që ushqehen nga kriza e kaosi në kurriz të shtetit”, deklaroi Osmani.

Duke folur për rrugëtimin e saj në presidencë dhe pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare tha se pengesat i vinin nga brenda.

“…përballë frikacakëve, të cilët i druhen forcimit të Kosovës. Frikacakëve që e hedhin gurin dhe e fshehin dorën”, tha Osmani

Ajo i quajti Vetëvendosjen sërish frikacakë, duke shtuar, “rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli”.

Ndryshe, të pranishëm në tubimin e LDK-së, ishin edhe ish-deputetët e Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Albena Reshitaj etj.