Kosovë Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë.

Në një njoftim në Facebook, Prokuroria ka thënë se ka ngritur aktakuzë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B.,M.I.,S.S. dhe S.K për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:


POSTIMI