Kosovë Lajme

Gucati: Ky është muaji kur do të merret vendimi për krerët e UÇK’së në Hagë

Kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, ka folur edhe për vendimin e Speciales për zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit final për krerët e UÇK’së në Hagë.

Gucati ka thënë se beson që vendimi do të merret para datës 20 korrik. Ai ka thënë se është i bindur që do të ketë vendim final në fund të muajit qershor.

“Unë besoj që vendimi do të merret para datës 20 korrik. Fundi i qershorit, jam i bindur, jo që më ka treguar dikush, por logjika ma thotë se ata do të lirohen para 20 korrikut”, ka thënë Gucati.