Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje me thikë, e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Gjakovë.
Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të policisë dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përleshjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në këtë rast. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
