Atdhe Hykolli është emëruar nga Kuvendi i Kosovës sipas propozimit të qeverisë së Albin Kurtit drejtor i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Hiq më pak se shefe e Burimeve Njerëzore në Telekom ishte emëruar gruaja e tij Hajrije Mustafa Hykolli, fillimisht si ushtruese e dëtyres së menaxherit e më pastaj për ta legalizuar pozitën formalisht ishte konkursi i brendshëm i organizuar nga Burbuqe Hana, e përzgjedhura e Albin Kurtit.
Tani e njëjta vazhdon detyrën e menaxheres së burimeve njerëzore në Telekom, pozita më lartë në këtë fushë brenda telekomit. Kjo dëshmon familjarizimin e institucioneve publike nga ana e qeverisë së Kurtit i cili ishte zotuar para se ta merrte qeverinë se familjaret janë për dasma. Periskopi kishte raportuar për emërimin e Hajrije Mustafa Hykollit kur kishte marrë këtë pozitë.
Para disa ditësh Kuvendi ka miratuar bordin e AKP’së.
Në këtë bord janë emëruar Hekuran Nikçi, kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, anëtare, Mirsia Kaja, anëtare, Berat Isa, anëtar, Arbër Gorani, anëtar, Atdhe Hykolli, anëtar si dhe Feim Kelmendi.
Hekuran Nikçi është ish-kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, pozitë në të cilën ishte emëruar kundërligjshëm.
Më pas, ai ishte arrestuar dhe mbajtur për 48 orë për shkak të dyshimeve se ka kryer veprat penale veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.
Hetimet ndaj tij vazhdojnë.
